back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAmbasadorët lëshojnë sallën e kuvendit, nuk rrinë me deputetët që po e...

Ambasadorët lëshojnë sallën e kuvendit, nuk rrinë me deputetët që po e vazhdojnë seancën

Të ngjajshme

​Bogujevci: Presim që deputetët do të votojnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Saranda Bogujevci është deklaruar...

Pamje të frikshme nga fshati Lubizhdë në Prizren, zjarri masiv po djeg gjithçka

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka shpërthyer një zjarr...

Jehona Lushaku – Sadriu bën thirrje që të mos shkelet Kushtetuta

Jehona Lushaku – Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës...

Ambasadorë nga vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, sot morën pjesë në vazhdimin e 52-të të seancës konstituive me mendimin se mund të kishte qenë e fundit brenda afatit 30-ditor që e caktoi në qershor Gjykata Kushtetuese.

Prezenca e tyre nuk ndikoi që deputetët të konstituonin Kuvendin e Kosovës meqë partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi me skenarin e njëjtë që e udhëheq kryesuesi i seancës, Avni Dehari, me hedhjen në votim të Komisionit për votim të fshehtë.

Seanca dështoi sërish për ta provuar nesër kur edhe do të jetë dita e fundit që deputetët mund të mblidhen.

Deputetët e partive që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar edhe sot qëndruan në sallën e kuvendit për të shfrytëzuar foltoren që po ua mohon kryesuesi Dehari.

Por, ambasadorët e larguan nga salla në momentin që kryesuesi e ndërpreu seancën.

Seanca do të vazhdojë nesër nga ora 14:00 para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për dy javë pezullim të punës së deputetëve që s’e ekzekutuan urdhrin e saj për të konstituuar kuvendin brenda 30 ditëve.

- Advertisement -

Të Fundit