back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDy raste të ndara armëmbajtjeje pa leje në Gjakovë dhe Malishevë –...

Dy raste të ndara armëmbajtjeje pa leje në Gjakovë dhe Malishevë – sekuestrime dhe procedura penale ndaj të dyshuarve

Të ngjajshme

A je normal? Kenan Yildiz shënon eurogol ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit për...

Moti për nesër

Mendimi për motin – 12.09.2025 Të dielen duke shkuar nga...

Super Calhanoglu, mesfushori turk shënon eurogol kundër Juventusit

Skuadra e Interit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka sekuestruar armë zjarri që ishin në posedim të paautorizuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Në rastin e parë, që ka ndodhur më 24 korrik rreth orës 20:50, Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar një automjet me targa vendore në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë. Gjatë kontrollit, tek shoferi i automjetit – një mashkull i moshës madhore – është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit revolver me shtatë fishekë dhe pesë gëzhoja. I dyshuari nuk posedonte leje përkatëse për armën, transmeton lajmi.net

Ndërkohë, në rastin e dytë, të ndodhur po ashtu më 24 korrik, rreth orës 11:00 në Malishevë, pas një raportimi për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Idriz Ajeti”, policia ka ndërhyrë duke kryer një kontroll në shtëpinë e një të dyshuari të mitur. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë për sinjalizim me zë, një karikator dhe pesë gëzhoja.

Sipas vendimit të Prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprën “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës në Gjakovë rithekson përkushtimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe luftimin e të gjitha veprimtarive të paligjshme që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz