back to top
Thursday, July 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestimi i ushtarëve të UÇK-së nga Serbia – Çitaku kritika Qeverisë: Duhet...

Arrestimi i ushtarëve të UÇK-së nga Serbia – Çitaku kritika Qeverisë: Duhet të jetë shumë më aktive, Ministria e Punëve të jashtme duhej të ishte në funksion të qytetarëve

Të ngjajshme

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar rastet e arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së nga ana e Serbisë.

Çitaku e ka quajtur lajm shqetësues dhe ka kërkuar nga Qeveria në detyrë që të jetë më aktive në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat për lirimin e tyre, transmeton lajmi.net

“Është lajm jashtëzakonisht shqetësues. Fatkeqësisht, kjo është shndërruar në lajm të rregullt, sepse nuk është rasti i parë, ka edhe ushtarë tjerë të UÇK-së që po mbahen tash e disa muaj nëpër burgjet e Serbisë. Qeveria e Kosovës, kjo në largim, duhet të jetë shumë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë shumë më të angazhuara, në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat ndërkombëtar për lirimin e tyre. Ata nuk janë njerëz pa atdhe. Nuk duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe, si njerëz pa institucione, nuk duhet të trajtohen si njerëz që për fatin e të cilëve nuk brengoset askush. Ministria e Punëve të Jashtme sa merret me beteja të vogla të brendshme, do të duhej të ishte në funksion të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ata nuk janë njerëz pa atdhe. Duhet të trajtohen me më dinjitet.”, tha ajo./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit