back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​”Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”: Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj,...

​”Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”: Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, nis sonte me mbrëmjen kushtuar Nexhmije Pagarushës

Të ngjajshme

Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro

Parlamenti kroat sot, me 84 vota pro, 30 abstenime...

E pranon Bulliqi: Nuk i kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi,...

Zelensky te mbreti Charles, para takimit me liderët evropianë

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka pritur në...

E fundit- Seanca për kabinetin e ri qeveritar mbahet të dielën

Këtë të diele në Kuvendin e Kosovës do të...

Granit Xhaka lider, më i miri në Premier League për këtë arsye…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke...

Mbrëmjen e 23 korrikut, në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, nga ora 20:30, do të nisë Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, me koncertin i cili do t’i kushtohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Nën moton e këtij viti “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”, sonte në mbrëmje do ngjiten në skenë yjet si mezzosopranoja egjiptiane Gala El Hadidi e cila për herë të parë do të këndojë në gjuhën shqipe, Edona Reshitaj, Adhurim Grezda dhe këngëtarja A R B Ë R E SH Ë, të shoqëruar nga Gent Rushi Group, për të interpretuar disa nga këngët më të dashura të repertorit të Nexhmije Pagarushës.

Mbrëmja kushtuar trashëgimisë artistike të Nexhmije Pagarushës, udhëton me 24 korrik në Pejë dhe 25 korrik në Mitrovicë, për të sjellë magjinë e këngës shqipe, në çdo cep të Kosovës.

Ky festival shënon edicionin e tij të pestë, duke sjellë para publikut kosovar artistë të klasit botëror operistik nga 23 korriku deri më 2 gusht.

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, përmbyllet me datë 2 gusht, me atë që tanimë njihet si Gala Night “Rame Lahaj & Friends”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz