Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar dje me Presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan për situatën politike në vend.
Ai u shpreh mirënjohës për takimin dhe theksoi se një ngërç i vazhdueshëm politik do të kishte pasoja serioze për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ambasadori përgëzoi Presidenten Osmani për përpjekjet e saj për zgjidhjen e situatës në përputhje me Kushtetutën dhe nënvizoi se të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi të vënë interesin e vendit mbi atë partiak, për të gjetur një zgjidhje.
Me 26 korrik është afati i fundit për zgjidhjen e ngërçit, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.
Presidentja Osmani dje pas takimeve me diplomatët amerikanë dhe britanikë, doli në konferencë për media ku ka kërkuar sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese se çka duhet të veprohet pas 26 korrikit dhe ka kërkuar që afati i vendosur me 26 korrik, të pezullohet për 30 ditë.