BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani takohet me Hargreaves, diskutojnë për respektim të rendit kushtetues

Osmani takohet me Hargreaves, diskutojnë për respektim të rendit kushtetues

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Pak kohë para se të dalë në konferencë për media për të treguar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në prag të përfundimit të afatit 30 ditësh të përcaktuar nga kjo e fundit përmes aktgjykimit të 26 qershorit, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me diplomat të akredituar në vend.

Pas takimit me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Osmani ka takuar edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Bëhet e ditur se bashkë folën për zhvillimet e fundit politike e rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës rreth takimit që Osmani ka pasur me diplomatin britanik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz