back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKosova dhe Turqia fuqizojnë bashkëpunimin përmes “Vitit 2016, Vit i Kosovës”

Kosova dhe Turqia fuqizojnë bashkëpunimin përmes “Vitit 2016, Vit i Kosovës”

Të ngjajshme

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

KQZ: Janë rinumëruar mbi 67% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar...

Edhe Cardi B po merr pjesë në “Super Bowl”?

Po shtohen thashethemet se Cardi B mund të shfaqet...

Liqeni i Badocit “mbushet” me mbeturina, Mjeku: Ky është niveli i shoqërisë sonë

Liqeni i Badocit është ndotur jashtëzakonisht shumë nga mbeturinat,...

Në kuadër të lansimit të programit të Qeverisë turke “Viti 2016, viti i Kosovës” i cili do të bëhet sot në mesditë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka pritur një delegacion të Zyrës së Kryeministrisë së Turqisë për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore, YTB, të kryesuar nga presidenti Kudret Bülbül.

Zëvendësministri Hoti vlerësoi lartë gatishmërinë e Qeverisë së Republikës turke për të investuar në Kosovë në fushën e kulturës dhe fusha tjera të përfshira në program.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar në projekte kulturore dhe në fusha tjera që mbulon edhe MKRS, e që parashihen në programin investues të Qeverisë Turke.

Zëvendësministri tha se Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë shumë strategji të përbashkëta zhvillimore dhe se bashkëpunimi do të fuqizohet edhe më shumë.

Ndërkaq, Bülbül, president për turqit jashtë shtetit dhe komunitete të ngjashme falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe bashkëpunimin.Ai, shkurtimisht shpalosi disa nga pikat kryesore të programit dhe mundësitë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes Qeverisë së Turqisë dhe Qeverisë së Kosovës nëpërmjet projekteve dhe nismave konkrete.

Bülbül i vlerësoi si shekullore marrëdhëniet mes dy shteteve, Turqisë dhe Kosovës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërshtetëror duhet të fuqizohet edhe më shumë.

Ai tha se Kosova dhe Turqia kanë këmbyer ndër vite shumë vlera të përbashkëta si në art, kulturë, arsim, e fusha tjera.Ndërkaq, nëpërmjet programit të sivjetmë për Kosovën, presidenti Bülbül theksoi se kjo do të ndihmojë edhe ne përfaqësimin në rrafshin ndërkombëtar të Kosovës, nëpërmjet projekteve të ndryshme.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz