back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeSkenderaj: Të premten bllokohen dy rrugë kryesore për shkak të asfaltimit

Skenderaj: Të premten bllokohen dy rrugë kryesore për shkak të asfaltimit

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se të premten, më 11 korrik, do të ketë bllokim të përkohshëm të dy rrugëve kryesore në qytet, për shkak të punimeve në kuadër të projektit të asfaltimit.

Sipas njoftimit zyrtar, rruga “28 Nëntori”, që fillon nga Stacioni i Policisë, si dhe rruga “Ali Gashi” deri te Shërbimi i Zjarrfikësve, do të jenë të mbyllura për qarkullim nga orët e mëngjesit.

Autoritetet komunale bëjnë thirrje për mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe ngasësve të automjeteve, duke u rekomanduar që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Punimet për asfaltimin janë pjesë e investimeve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve të qarkullimit në qytetin e Skenderajt./drenicapress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz