back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePDK në Skenderaj shpalos kandidatin e saj për kryetar (FOTO)

PDK në Skenderaj shpalos kandidatin e saj për kryetar (FOTO)

Të ngjajshme

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Kapen 215 kg substanca narkotike në Janinë, shqiptarja përplaset me policinë

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti...

I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin...

Skenderaj, 10 korrik 2025 – Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj ka shpallur mbështetjen e saj të fuqishme për kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të ardhshëm të Komunës së Skenderajt, përcjellë Drenica Press.

Gjatë një takimi të mbajtur sot nga Kryesia e Degës së PDK-së, sekretari i degës dhe njëherësh bashkëqeverisës në mandatin aktual, deklaroi përkrahjen e plotë për Lushtakun, i cili aktualisht mban edhe postin e nënkryetarit të komunës.

Kryetari i tanishëm, Fadil Nura tha se “Punët e mira që nisëm gjatë këtij mandati, një numër i tyre të përfunduara me sukses dhe të tjerat që janë në proces, do të vazhdojnë edhe në mandatin e ri me kryetarin e ardhshëm, gjeneral Sami Lushtaku,” u shpreh sekretari i degës.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar qëndrueshmëri ndër vite dhe do të vazhdojë të jetë forcë politike udhëheqëse në komunë: “PDK nuk u thye as atëherë, nuk thyhet as sot, dhe nuk do të thyhet as nesër!”

Kandidimi i Lushtakut vjen si një vazhdimësi e bashkëqeverisjes aktuale, me synim fuqizimin e projekteve dhe zhvillimit lokal në Skenderaj.

“Mirë se u ktheve, kryetar Lushtaku! Të priftë e mbara!”, përfundoi deklaratën e tij sekretari i Degës së PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz