back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeHeroizëm përballë flakëve – Kryetari Fadil Nura falënderon zjarrfikësit për përballjen me...

Heroizëm përballë flakëve – Kryetari Fadil Nura falënderon zjarrfikësit për përballjen me zjarret në malet e Skenderajt

Të ngjajshme

Sulmi me makinë në paradën e Liverpoolit, gjykata jep 21 vjet e 6 muaj për autorin

Sulmuesi në paradën e Liverpoolit, Paul Doyle, është dënuar...

Hamza viziton në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit...

Hysen Durmishi ka një lajm të mirë për banimin e përballueshëm social

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, njëheresh kandidat për deputet...

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit...

Skenderaj, 8 korrik 2025 – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas shpërthimit të zjarreve masive që kanë përfshirë malet në territorin e kësaj komune, duke vlerësuar lartë angazhimin dhe guximin e zjarrfikësve vendorë, shkruan Drenica Press.

Në një prononcim publik, Nura tha se përballë flakëve që po kërcënojnë natyrën dhe banorët, qëndrojnë me heroizëm burrat e Shërbimit të Zjarrfikësve, të cilët po bëjnë të pamundurën për të mbajtur situatën nën kontroll, shpesh duke rrezikuar jetën e tyre.

“Kjo është gjendja aktuale në malet e territorit të komunës sonë, ku përballë flakës së zjarreve masive është heroizmi i pashoq i burrave të guximshëm të Shërbimit të Zjarrfikësve, që po bëjnë të pamundurën për të mbajtur nën kontroll, dhe kështu po rrezikojnë vetvetën për ne të tjerët. Këtyre, hallall u qoftë!”, u shpreh Nura.

Ai gjithashtu bëri thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, duke kërkuar ndërgjegjësim dhe respekt për natyrën.

“Kurse ne të jemi më të kujdesshëm me natyrën!”, theksoi kreu i komunës.

Zjarret që kanë shpërthyer gjatë këtyre ditëve kanë alarmuar autoritetet lokale, ndërkohë që ekipet e emergjencës janë në terren duke bërë përpjekje të vazhdueshme për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve./DRENICAPRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz