back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeKosovëAgim Bahtiri vendos “gjoksin” te ura e Ibrit: Mjaft është mjaft!

Agim Bahtiri vendos “gjoksin” te ura e Ibrit: Mjaft është mjaft!

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku: 123 është numri i shpresës

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, Lidhja Demokratike e...

Numri 130 i takon PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin...

Jehona Lushaku – Sadriu garon sërish për deputet

Jehona Lushaku Sadriu ka vendosur që të kandidoj sërish...

LDK futet në zgjedhje me numër 123

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj më numrin...

Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reguar sërshi për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka shkruar se Kuvendit i Kosovës është kthyer në peng i atyre që s’i dhimbset shteti.

Sipas tij, qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë.

“Mjaft është mjaft! Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti. Mjaft më!”, ka shkruar Bahtiri, raporton IndeksOnline.

Ai ka kërkuar nga opozita që të reflektojnë, në të kundërten sipas tij do të bëhen përgjegjës për këtë turp historik.

Kujojmë qe të shtunën ka dështuar edhe përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Mjaft është mjaft!

Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng.

Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti.

Mjaft më!

Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë.

Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet.

U drejtohem opozitës:

Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik!

A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet?

🇽🇰 Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak!

AB

https://www.facebook.com/share/p/1BMititEhF

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz