back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeKosova po kthehet në destinacion për qiratë e burgjeve nga vendet evropiane

Kosova po kthehet në destinacion për qiratë e burgjeve nga vendet evropiane

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Kosova po përballet me një valë të re interesimi nga disa shtete evropiane që kërkojnë të dërgojnë të dënuarit e tyre në burgjet kosovare, përmes marrëveshjeve me qira. Ky interes është rritur pas marrëveshjes së suksesshme me Danimarkën, e cila parasheh që deri në vitin 2027, Kosova të strehojë 300 të burgosur të huaj nga ky shtet.

Pas kësaj marrëveshjeje, disa shtete të tjera kanë shprehur interesim për bashkëpunim të ngjashëm. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka deklaruar për AFP: “Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Danimarkën, kemi pranuar shumë kërkesa dhe oferta nga vende të ndryshme evropiane. Shuma të mëdha parash janë përmendur, por ne ende nuk i kemi diskutuar ato.”

Aktualisht, në burgjet e Kosovës janë të lira mbi 1 000 shtretër, nga 2 800 sa është kapaciteti i përgjithshëm. Kjo e bën Kosovën një opsion tërheqës për shtetet që përballen me mbipopullim në sistemet e tyre korrektuese.

Dibrani thekson se Kosova nuk ka nxituar në këto vendime dhe është e përqendruar në nevojat e saj të brendshme: “Ne tashmë kemi shumë punë për të bërë për vendin tonë dhe jemi të kujdesshëm në çdo hap.”

Për Kosovën, marrëveshjet e tilla mund të sjellin përfitime të mëdha financiare dhe investime në sistemin korrektues. Megjithatë, autoritetet kosovare po e trajtojnë këtë çështje me kujdes, duke vlerësuar ndikimin dhe kapacitetet reale të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz