BallinaLajmeNjë person shpëtohet nga vetvrasja, në liqenin e Badocit

Një person shpëtohet nga vetvrasja, në liqenin e Badocit

Një person i ka shpëtuar fatbardhësisht vetëvrasjes, mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Badocit, diku rreth orës 10:00, raporton IndeksOnline.

Një dëshmitar okular ka deklaruar për IndeksOnline se është mirënjohës që ka qenë aty pranë, për të parë viktimën me prejardhje nga Prishtina, dhe për ta shpëtuar të.

“Për fat të mirë isha prezent dhe falënderoj të madhin zot që unë rrezikova, hyra dhe e nxora nga uji në gjendje të rëndë, thuajse fatale. Duke i ofruar ndihmën e parë, deshi Zoti dhe shpëtoi” deklaroi dëshmitari për IndeksOnline.

Ai tha se policia dhe njësitet mjekësore intervenuan më shpejtësi dhe viktima u mor për tretman të nevojshëm.

IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth këtij incidenti dhe do t’iu mbajë të informuar./IndeksOnline/

- Advertisement -