BallinaLajmeLajmet e FunditVserlo tallet keq me klikimet e Gjestit dhe Egli Takos

Vserlo tallet keq me klikimet e Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Vserlo, ka reaguar në InstaStory për këngën e re të Gjestit “Veshu ndrequ”, e cila kaloi mbi një milion klikime për vetëm 24 orë.

Ai ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e këtyre shifrave, duke shtuar se klikimet janë të blera.

Ish-konkurrenti ka bërë krahasime të drejtpërdrejta me artistë ndërkombëtarë si Miley Cyrus dhe Ava Max, duke theksuar se ato kanë më shumë ndjekës, por më pak klikime në këngët e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

“Vjen një Gjest me 100 mijë subscribers të blerë kap 1.5 milionë për një ditë”, ka shkruar ai.


Të gjitha lajmet nga Vserlo

Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga Vserlo

“Po e postoj këtë për t’ju hapur sytë, se më keni lodhur çdo ditë duke më bërë tag me llogari false për famën imagjinare dhe playback-un e këtij njeriu që nuk di as të këndojë. Që jeni popull dele e kemi marrë vesh, por të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit! Budallenj!”, tha ndër të tjerash ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai nuk ndalet me kaq dhe thumbon edhe këngëtaren Egli Tako për klikimet në projektin e saj më të fundit.

“Ja dhe kjo, deri nesër shkon 20 milionë pa frikë”, shtoi mes tjerash ai. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

 

Foto: Screenshot/Instagram

 

- Advertisement -