back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditForumi për Gratë, më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje...

Forumi për Gratë, më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje të trafikut në disa rrugë të Prishtinës

Të ngjajshme

Vdekja e aktorit Perry/ Një mjek dënohet me burg

Një mjek nga Kalifornia, i cili i dha ketaminë...

Arrestohet një person në Kaçanik, konfiskohen dy armë e 67 fishekë

Sot Policia e ka zhvilluar një aksion në Kaçanik. Në...

Çmimet e pronave banesore/ ASK-ja prezanton sot të dhënat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për...

Mot i vranët, temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 dhe 3 qershor do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në periudha të shkurta, të disa rrugëve, për shkak të edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo po bëhet me kërkesë të presidentes së vendit Vjosa Osmani.

“Policia e Kosovës do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugorë në vend, si dhe gjatë lëvizjes/qëndrimit të personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion”.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së edicionit në fjalë,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve relevante, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Andaj për të gjitha këto që u cekën më lartë, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz