BallinaRegjionaleSkenderajVdes një 24-vjeçare pas një aksidenti në rrugën Drenas–Skenderaj

Vdes një 24-vjeçare pas një aksidenti në rrugën Drenas–Skenderaj

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë të Komunës së Skenderajt, ndërkaq shoferi i automjetit ka mbetur i lënduar.

Njësitet e Stacionit Policor të Drenasit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Të lënduarit u transportuan drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda, 24-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë aksidentit dhe ndërroi jetë në Emergjencën e QKUK-ut.

Lajmin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, i cili tha se, përkundër përpjekjeve të mjekëve, viktima nuk arriti të mbijetojë.

“Pas një aksidenti të rëndë me lëndime të rënda trupore, nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve të marra, dhe përkundër të gjitha masave me RCP të ndërmarra nga ekipi i mjekëve të Emergjencës, ka ndërruar jetë, femra e lindur në vitin 2001”, deklaroi Syla.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz