back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditPërleshje mes vajzave para skenës në koncertin e Keinemusik në Tiranë

Përleshje mes vajzave para skenës në koncertin e Keinemusik në Tiranë

Të ngjajshme

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Atmosfera elektrizuese e koncertit të parë të grupit legjendar Keinemusik në Tiranë u prish nga një incident i papritur.

Formacioni i njohur – Adam Port, &ME, Rampa dhe Reznik – ndezën skenën e Liqenit Artificial, duke tërhequr mijëra fansa nga e gjithë bota.

Megjithëse nata ishte e mbushur me muzikë dhe energji pozitive që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, një përleshje fizike mes dy vajzave në publik hodhi një hije mbi këtë event.

Foto: Screenshot

Një video që po qarkullon në rrjet tregon momentin kur dy të reja përplasen mes tyre fare pranë skenës.

Pavarësisht episodit të pakëndshëm, mbrëmja u cilësua si një sukses që vendos Tiranën në hartën e eventeve të mëdha të muzikës elektronike.

Fansat shpresojnë që ky të jetë vetëm fillimi i shumë netëve të tilla në kryeqytet. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz