back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditBlero publikon albumin e tij të fundit “The End”

Blero publikon albumin e tij të fundit “The End”

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Këngëtari i njohur, Blero, ka publikuar sot albumin e tij më të ri, që mban titullin simbolik “The End”.

Ky projekt shënon jo vetëm rikthimin e tij me një material të plotë muzikor, por edhe një ndalesë të rëndësishme, pasi vetë artisti e ka cilësuar këtë si albumin e fundit të karrierës së tij.
Albumi përmban gjithsej 12 këngë, të cilat tashmë janë lansuar në Spotify dhe platformat e tjera muzikore.

Përmes këtij projekti, Blero vjen me një përzierje emocionesh, tingujsh dhe rrëfimesh personale, duke i dhënë fansave një përshëndetje të denjë pas shumë viteve të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.

Foto: Blero/Instagram

“The End” vjen si një reflektim artistik mbi rrugëtimin e tij, duke i qëndruar besnik stilit të tij të njohur, por edhe duke eksperimentuar me tinguj më modernë.

Publikimi i albumit ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët e kanë pritur me interes të madh dhe emocione të përziera, duke shprehur mirënjohje për kontributin e Bleros në muzikën shqiptare ndër vite. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ONIMA (@onima.co)

Të Fundit

Sport

ShowBiz