BallinaLajmeLajmet e FunditVdes babai i Rihanna-s

Vdes babai i Rihanna-s

Të ngjajshme

Lukaku mund të rikthehet në Premierligë, Napoli ia cakton çmimin prej 20 milionë eurove

Romelu Lukaku mund të rikthehet në Premierligë këtë verë,...

Bedri Hamza sërish kandidat për kryeministër

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të...

Motorola rikthen Razr me çmime konkurruese

Motorola ka prezantuar tre modele të reja të linjës...

Babai i këngëtares Rihanna, Ronald Fenty, vdiq sot në mëngjes në moshën 70-vjeçare.

Ai ndërroi jetë në Los Angeles pas një “sëmundjeje të shkurtër”, megjithëse shkaku i saktë i vdekjes nuk u zbulua menjëherë, raportoi fillimisht Starcom Network News.

Rihanna kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin për shkak të problemeve të tij me abuzimin me drogën dhe alkoolin.

Ai dhe nëna e këngëtares, Monica Braithwaite, u divorcuan kur Rihanna ishte 14 vjeç.

Në një intervistë të vitit 2011 me Vogue, Rihanna e quajti marrëdhënien baba-bijë “vërtet të çuditshme” dhe tha se ai kishte bërë gjëra “kaq të çuditshme saqë nuk mund ta kuptoj dot”.

Por në vitin 2012, Rihanna tha se të dy e kishin “riparuar” marrëdhënien e tyre dhe, pavarësisht se shpesh raportet e tij me nënën ishin “të tmerrshme”, “nuk krahasohej me sa i shkëlqyer ishte ai si baba”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz