back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditValmir Sylejmani, mysafir në “Arena e Yjeve”: Hoqi dorë nga pasaporta gjermane...

Valmir Sylejmani, mysafir në “Arena e Yjeve”: Hoqi dorë nga pasaporta gjermane për Kosovën, luajti me yjet e Bundesligës dhe mikpritja e Rashicës

Të ngjajshme

Fejohet Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, i ka dhënë...

Rajko Krivokapiq emërohet trajneri i ri KB Vëllaznimi

Klubi i KB Vëllazinimit ka arritur marrëveshje me trajnerin...

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori...

Kurteshi i LVV-së kundërshton certifikimin e Listës Serbe

Në mbledhjen që është duke u mbajtur në Komisionin...

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti Valmir Sylejmani – një nga emrat më interesantë të futbollit shqiptar që ka përjetuar suksese dhe sfida në nivelet më të larta të futbollit gjerman.

Sylejmani kujtoi emocionet e debutimit të tij në Bundesliga me Hannoverin, një moment që nuk do ta harrojë kurrë. “Minutat e para nuk dëgjoja asgjë. Emocionet ishin aq të mëdha sa mendova se po ëndërroja,” – tha ai. Ai u bë pjesë e historisë së klubit si një nga debutuesit më të rinj në Bundesliga për ekipin.

Futbollisti shqiptar foli edhe për kohën kur ishte bashkëlojtar me emra të mëdhenj të Gjermanisë, si Leroy Sané, Timo Werner, Julian Brandt e Jonathan Tah. “Pritej që të gjithë të bëheshin yje, e shihje që kishin diçka ndryshe që në stërvitje”, rrëfen ai.

Një pjesë prekëse e bisedës ishte kur Sylejmani tregoi se hoqi dorë nga pasaporta gjermane për të përfaqësuar Kosovën, vendim që më vonë pati ndikim në karrierën e tij. “Në disa oferta, ky vendim ka pasur ndikim. Disa klube hezituan për shkak të statusit tim ndërkombëtar,” – u shpreh ai me sinqeritet.

Një moment unik që ndau me publikun ishte përballja me Bayern Munich në Allianz Arena. Pas një faulli ndaj tij, Arturo Vidal iu afrua me disa fjalë që Sylejmani i kujton edhe sot: “Ishte e pabesueshme. Kishte një intensitet dhe një karizëm që të trondiste”.

Futbollisti nga Kosova foli edhe për ndeshjen lamtumirëse të Altin Lalës me Hannoverin. Ai zbuloi prapaskenat dhe premtimin që i bëri vetes: “Kur pashë tifozët atë ditë, i thashë vetes: një ditë dua të luaj para këtyre shikuesve. Ishte një motivim shtesë për mua.”

Në fund, Sylejmani tregoi edhe si e pranoi ftesën e Kosovës dhe si e kishte pritur Milot Rashicën kur ishte në prova te Hannoveri, duke nënvizuar lidhjen e fortë që ekziston mes lojtarëve shqiptarë jashtë vendit.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz