back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditRobin Thicke dhe April Love Geary martohen pas shtatë vitesh fejesë

Robin Thicke dhe April Love Geary martohen pas shtatë vitesh fejesë

Të ngjajshme

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kurti në takim me Hargreaves, pajtohen për krijim të shpejt të institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Robin Thicke, 48 vjeç, është martuar me partneren e tij prej kohësh, modelen April Love Geary, 30 vjeç, pas një fejesë shtatëvjeçare.

Ceremonia luksoze u mbajt në Cabo San Lucas, Meksikë.

Nusja shkëlqeu me një fustan të bardhë me dantella, ndërsa Robin mbante dorën e djalit të tyre dyvjeçar, Luca Patrick, që kishte rolin e mbajtësit të unazës, shkruan DailyMail.

Dy vajzat e çiftit, Mia Love dhe Lola Alain, nuk u panë në pamjet e shpërndara nga dasma.

Në nder të babait të ndjerë të Robin-it, aktorit Alan Thicke, çifti la bosh një vend në rreshtin e parë, me një mbishkrim përkujtimor.

April ndau momente emocionuese nga dasma në rrjetet sociale, përfshirë edhe ndjesitë e saj para ceremonisë.

“Jam shumë nervoze, më duket sikur do të vjell”, rrëfeu ajo një ditë para nisjes për në Meksikë.

Ndër të ftuarit e mundshëm ishin emra të njohur si Leonardo DiCaprio, Usher dhe Ken Jeong, edhe pse nuk u konfirmua në pamjet e publikuara. Dasma nisi me një darkë mirëseardhjeje dhe festimet zgjatën gjithë fundjavën.

Robin i kishte propozuar April-it dy herë, për herë të parë në 2018 dhe përsëri pak ditë para dasmës, në Francë. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz