BallinaLajmeProkurori Admir Shala në Ministrinë e Bujqësisë: Po bastisen 4 lokacione

Prokurori Admir Shala në Ministrinë e Bujqësisë: Po bastisen 4 lokacione

Prej disa orësh në Ministrinë e Bujqësisë është duke u zhvilluar një aksion i gjerë policorë, i drejtuar nga Prokuroria Speciale.

Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të prokurorisë, pas raportimeve të shumta që janë bërë në lidhje me dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Në ministrinë e Bujqësisë pak më parë ka shkuar edhe prokurori, Admir Shala.

Shala është deklaruar për media meqë rast ka theksuar se aksioni po zhvillohet në katër lokacione të ndryshme: Agjencia e Zhvillimit dhe Veterinarisë, ministria e Bujqësisë, Agjencia e Zhvillimit të Bujqësisë dhe lokacioni i kompanisë fituese të këtij tenderi, ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’.

Në lidhje me këtë tender janë deklaruar pak orë më parë edhe nga Prokuroria, por edhe nga Policia.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”

Gjithashtu një reagim pati edhe nga Ministria e Bujqësisë ku u tha se do të jenë bashkëpunues me organet e rendit.

- Advertisement -