BallinaLajmeKurti viziton familjen e policit te vrarë në Kaçanik, në librin e...

Kurti viziton familjen e policit te vrarë në Kaçanik, në librin e zisë shkruan: Kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një vizitë ngushëlluese në familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra më 1 prill 2025 në hyrje të ndërtesës ku banonte.

Në këtë vizitë, Kurti u shoqërua nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka.

Gjatë takimit me familjarët, Kryeministri Kurti shprehu dhimbjen dhe solidaritetin e qeverisë me familjen Lika, duke vlerësuar lart kontributin e rreshterit në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë publike, si dhe angazhimin e tij si ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit.

Kurti u zotua se do të bëjnë gjithçka për të zbardhur këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë autorët e kësaj vepre kriminale.

Në librin e ngushëllimeve, Kurti shkroi:

“Rreshteri Muhamed Lika ka punuar e kontribuar shumë për rendin e ligjin, paqen e sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë. E para kësaj, është angazhuar e ka kontribuar si luftëtar i UÇK-së për çlirimin e popullit dhe vendit tonë. Vrasja e tij do të ndriçohet e kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë e kujtimi për të nuk do të shlyhet.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz