BallinatoplajmiMinistria e Mbrojtjes i quan dezinformata raportimet për mundësinë e largimit të...

Ministria e Mbrojtjes i quan dezinformata raportimet për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Kosova

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Ministria e Mbrojtjes  e Kosovës ka thënë se “as që bëhet fjalë” për largimin e trupave amerikane nga Kosova dhe se përmbajtja e artikullit të medias gjermane “Bild” është dezinformatë.

“Ky lajm i qarkulluar nga disa faqe interneti dhe kanale televizive është dezinformatë e përhapur nga aktorë të jashtëm që synojnë destabilizimin e vendit dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, në një përgjigje me shkrim për mediumin “Anadolu”.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës tha se për tërheqje të trupave amerikane nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) “as që bëhet fjalë”, pasi vendime të tilla për vendosjen ose tërheqjen nuk merren në baza të rastësishme.

Ndërkaq, një  zyrtar i NATO-s i cili foli për mediumin tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor me kontributin e tyre të rrënjosur thellë në KFOR dhe aktualisht mbështesin misionin me më shumë se 600 trupa.

“Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës, duke përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë dhe nevojën që parandalimi dhe mbrojtja e NATO-s të mbetet e fortë”, tha zyrtari, duke shtuar se SHBA pret që aleatët e saj të NATO-s të bëjnë dhe të investojnë më shumë për sigurinë e përbashkët.

Ka qenë gazeta gjermane “BILD” që javën e kaluar, ka raportuar se institucionet e sigurisë evropiane janë të alarmuar për mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Evropë. Kjo media e kishte përmendur në mënyrë specifike edhe Kosovën, duke thënë se Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Siç shkruante kjo gazetë, kjo do të çonte në një situatë ku aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan “kundër mikut të Putinit Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz