BallinaLajmeLDK vendos që ta votojë buxhetin e Gjilanit: E duam qytetin më...

LDK vendos që ta votojë buxhetin e Gjilanit: E duam qytetin më shumë se partinë

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Kjo degë e kësaj partie në Gjilan, njofton se ”LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro”.

Haziri tha se Gjilanin e duan më shumë se partinë, kështu që të enjten, me datë 27 shkurt do ta ta miratojnë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët

“Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët”, tha Haziri.

Tutje, në komunikatën për medie shkruhet: “Duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi”.

Kuvendi Komunal në Gjilan nesër mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2025. Seanca pritet të nis orën 10:00.

- Advertisement -