BallinaLajmeTha se Franca s’ka fabrikë municioni, Çitaku e bën horë Maqedoncin: S’di...

Tha se Franca s’ka fabrikë municioni, Çitaku e bën horë Maqedoncin: S’di nëse duhet të qeshësh apo të qash

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Sekretarja e Përgjithshëm e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri në detyrë e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite në Tajvan ka kritikuar Evropën për dështim në fushën e mbrojtjes.

Ajo ka bërë me dije se adresimi i Mqedoncit, ku tha se Franca s’ka fabrikë municioni, ishte qesharak.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në këtë rast ministri i Mbrojtjes ka treguar papërgjegjësi.

“Pra, Ministri i Mbrojtjes, ende në detyrë, ka vizituar Tajvanin dhe ka mbajtur një fjalim që, në rrethana të tjera, mund të na dukej qesharak po të vinte nga dikush pa peshë dhe përgjegjësi politike. Por kur një ministër, i cili drejton një prej dikastereve më të ndjeshme të Republikës, viziton një vend me të cilin nuk kemi marrëdhënie diplomatike për arsye të njohura dhe aty flet për dështimin e Evropës në fushën e mbrojtjes, ndërsa pretendon se Kosova do të ndërtojë një fabrikë që as Franca – eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armatimit – nuk e ka, atëherë s’di nëse duhet të qeshësh apo të qash. Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!”, ka shkruar Çitaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz