back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinatoplajmiKQZ: Numërimi përfundon në 35 komuna, mbeten për t’u numëruar 3 komuna

KQZ: Numërimi përfundon në 35 komuna, mbeten për t’u numëruar 3 komuna

Të ngjajshme

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza...

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës.

Ai ka theksuar se kanë mbetur për t’u numëruar votat në tri komuna, Prishtinë, Pejë dhe Leposaviq, të cilat pritet të përfundojnë nesër.

“Në përgjithësi, nga data 11 shkurt deri më sot (20 shkurt) në orën 16:00, janë numëruar 94.31% apo 2,389 nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur edhe 144 vendvotime që i takojnë këtyre komunave tri komunave”, ka potencuar Elezi.

Elezi ka theksuar se gjatë procesit të numërimit, i zhvilluar në 38 Qendra Komunale të Numërimit, përveç numërimit të votave për kandidatët për deputetë, është realizuar edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Ky është një proces sigurie që çdo votë të jetë e evidentuar me saktësi”, ka thënë ai.

Elezi ka bërë të ditur se pas përmbylljes së numërimit në më shumë se 2,290 KQZ ka publikuar platformën elektronike ku janë shfaqur të dhënat për votat e kandidatëve për deputetë dhe të dhënat për rezultatin e subjekteve politike.

“Gjithashtu, gjatë ditës me qëllim të rritjes së transparancës, KQZ ka publikuar edhe formularët e rezultateve të subjeteve politike dhe të kandidatëve të cilët janë plotësuar nga ekipet numëruese në Qendrat Komunale të Numërimit”, ka deklaruar ai për RTK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz