BallinaLajmeVetëm gjatë vitit 2024 mbi 1600 çifte i dhanë fund martesës së...

Vetëm gjatë vitit 2024 mbi 1600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Të ngjajshme

Gramos Hashani që deri tash ishte ushtrues detyre, zgjedhet si kryeshef i KEK-ut

Gramos Hashani është zgjedhur kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike...

Nesër mblidhet KQZ-ja, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor. Klan...

Gramos Hashani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka përzgjedhur Gramos...

Përfundon pjesa e parë, epërsi e lartë e Trepçës ndaj Pejës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së tretë...

Vetëm gjatë vitit 2024, 1 mijë e 671 çifte i dhanë fund martesës së tyre.  Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri më i madh i shkurorëzimeve  gjatë vitit që shkoi, u shënua në muajin shtator, ku 152 çifte u shkurorëzuan.

Ndërkaq në janar të vitit 2024, 155 çifte i dhanë fund martesës së tyre.  E numër i ngjashëm i shkurorëzimeve u shënua dhe në muajin shkurt pasi që u regjistruan  151 shkurorëzime.

Numër  më i vogël u regjistrua në mars, ku 149 çifte vendosen t’i ndajnë rrugët.

E prilli shënon numrin më të vogël të shkurorëzimeve gjatë këtij viti,  pasi  u regjistruan vetëm 114 raste të shkurorëzimeve.

Në maj u regjistruan 138 raste, në qërshor 118, në korrik 142, në gusht 136 raste, në shtator 152 dhe  në tetor 153 raste të shkurorëzimeve.

Ndërkaq në nentor 121 çifte i dhanë fund martesës së tyre, pasuar nga dhjetori gjatë të cilit u shkurorëzuan  142 çifte./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz