back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeSpecialja s’flet për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit: S’komentojmë më shumë  për...

Specialja s’flet për gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit: S’komentojmë më shumë  për shkak të privatësisë

Të ngjajshme

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Hashim Thaçi nuk ishte prezent në seancën e sotme në Hagë për shkak të gjendjes shëndetësore. Për këtë arsye seanca gjyqësore u ndërpre, por më pas vazhdoi pa prezencën e Thaçit.

Dhomat e Specializuara në një përgjigje për Gazetën Express nuk folën rreth gjendjes shëndetësore të ish-presidentit “për arsye të privatësisë”, duke shtuar se nuk është e pazakontë që kur të akuzuarit nuk ndihen mirë me shëndet të mungojnë në seanca.

“Seanca e sotme u ndërpre në fillim për shkak të mungesës së z.Thaçi në sallën e gjyqit, por më pas u sqarua nga avokati i z. Thaçi se z. Thaçi kishte hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm sot në gjykatë, në përputhje me Rregulloren e Punës dhe Provave. Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë përtej asaj që është përmendur në seancën gjyqësore publike”, tha një zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ai shtoi se në raste të tilla seancat vazhdojnë edhe kur ia akuzuari heq dorë nga e drejta për të qenë prezent. 

“Mund t’ju them se në përgjithësi, nuk ka qenë e pazakontë që të akuzuarit në rastet e ndryshme të mungojnë në seancat individuale nëse nuk ndihen mirë atë ditë. Në raste të tilla, Rregullat parashikojnë që seancat mund të vazhdojnë në mungesë të një të akuzuari nëse ai heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm”.

Çka u tha në seancë?

Luka Mishetiq, avokat i Thaçit, tha në fillim të seancës se ai është i njoftuar nga sekretarja se Thaçi nuk do të vijë dhe se nuk di asgjë tjetër

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se i është thënë që nuk është mirë me shëndet dhe se duhej të takohej me një mjek, por që as ai nuk ishte në dijeni që ai nuk do të merrte pjesë.

“I vetmi komunikim, që nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhej të takohej me një mjek”, tha ai.

Pas kësaj, Mishetiqit iu kërkua që të komunikojë me Thaçin për të kuptuar nëse do të bashkohet apo do të japë leje që seanca të vazhdojë pa praninë e tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz