back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHyri me makinë mes turmës dhe plagosi 30 persona, ky është autori...

Hyri me makinë mes turmës dhe plagosi 30 persona, ky është autori 24-vjeçar i sulmit në Gjermani

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Të paktën 30 mbetën të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë dyvjeçar i shtruar në spital në gjendje shumë kritike për jetën kur një makinë hyri mes turmës së njerëzve ditën e djeshme në Mynih.

Mësohet se i dyshuari, një 24-vjeçar azilkërkues afgan, u arrestua dhe në rrjetet sociale është shpërndarë foto e tij.

Sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann , 24-vjeçari kishte aplikuar më parë për azil.

Në të kaluarën, ai kishte pasur probleme me autoritetet për vjedhje të vogla dhe përdorim të drogës, ndërsa punonte në një shërbim sigurie dhe në kohën e tij të lirë merrte pjesë në garat e bodybuilding.

Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), afgani kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2016 si i mitur i pashoqëruar nëpërmjet Italisë, ndërsa kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në shtator 2017. Ai ka apeluar vendimin e refuzimit në gjykatat gjermane, pa sukses.

Megjithatë, thuhet se ai ka marrë të leje tolerance nga Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, që do të thotë se dëbimi i tij është pezulluar deri në vitin 2023, në atë moment ai ka marrë një leje qëndrimi dhe pune deri në prill 2025./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz