BallinaSportMan City “mbret” i janarit, i shpenzoi 220 milionë euro për transfere

Man City “mbret” i janarit, i shpenzoi 220 milionë euro për transfere

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Merkato e janarit ishte vërtet e fortë për Manchester Cityn, i cili pas krizës së kaluar dy muaj më parë dhe dëmtimeve të shumta kishte nevojë për “frymë të re”.

Dhe në këtë drejtim klubi anglez nuk u kursye, duke sjellë 6 lojtarë.

Skuadra angleze shpenzoi 220 milionë euro në total në merkaton e janarit.

Blerja më e shtrenjtë është ajo e sulmuesit egjiptian Omar Marmoush nga Eintraht Frankfurt, për të cilin “citizens” shpenzuan 75 milionë euro.

Zëvendësuesi i Rodri (i dëmtuar) në mesfushë është portugezi Nico Gonzalez. Kostoja e këtij transferimi ishte 60 milionë euro, shumë që Porto arkëtoi për ta lënë të lirë.

Më tej, Manchester City pagoi 40 milionë euro për mbrojtësin e ri kazak Abdukori Khusanov, që luante me Lens.

Në mbrojtje erdhi edhe i riu brazilian Vitor Reis nga Palmeiras, për rreth 37 milionë euro.

City shpenzoi edhe 6 milionë euro për Juam Bah, që erdhi nga Valladolid, por më pas u la në formë huazimi te Lens deri në fund të sezonit si pjesë e marrëveshjes për Khusanov.

I fundit është anësori i majtë amerikan Chrisian McFarlane, që erdhi nga New York City për 2 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz