BallinaSportJuventusi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Newcastle Unitedit

Juventusi arrin marrëveshje me mbrojtësin e Newcastle Unitedit

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me futbollistin e Newcastle Unitedit, Lloyd Kelly.

“Zonja e Vjetër” do bëjë një tjetër transferim gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Indeksonline

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se klubi italian tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin e Newcastle për 15 milionë euro.

Mbrojtësi 26-vjeçar ishte trasnferuar te Newcastle gjatë vitit 2024 si “lojtar i lirë” nga Bournemouthi.

Ai këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e klubit të Edie Howe./Indeksonline/