BallinaLajmeEnver Hoxhaj nga Qafa e Duhlës: PDK do ta lidhë Kosovën me...

Enver Hoxhaj nga Qafa e Duhlës: PDK do ta lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Të ngjajshme

“Çfarë kulture gjuha sllave?” – Plas keq debati mes Mozës dhe Adit

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Mozës dhe...

Besnik Tahiri: AAK nuk merr pjesë ne seancën për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka...

“Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është lënduar përsëri. Lëndimi...

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Enver Hoxhaj, ka realizuar një video-prezantim nga Qafa e Duhlës, ku ka shpalosur një nga projektet infrastrukturore kyçe të qeverisë së ardhshme të PDK-së.

Ai theksoi se ndërtimi i autostradës që do të lidhë Duhlën me Shtimen dhe Lipjanin do të forcojë lidhjet brenda Kosovës, por edhe me Shqipërinë dhe trojet shqiptare në Maqedoni.

“Qafa e Duhlës është një pikë e cila çdoherë e ka lidhë Rrafshin e Kosovës me Dukagjinin. Por me qeverinë nën udhëheqje të Bedri Hamzës, me autostradën e cila do ta lidhë Duhlën, me Shtime dhe Lipjan, ne do ta lidhim jo vetëm Kosovën brenda për brenda, por do ta lidhim Shqipërinë me Kosovën dhe me trojet shqiptare në Maqedoni,” – u shpreh Hoxhaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 9 shkurt të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës, duke rikujtuar numrin zgjedhor të partisë dhe të kandidatit të saj për kryeministër.

“Prandaj, më 9 shkurt, votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131, natyrisht numrin 4,” – përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz