BallinaLajme‘’U detyruam t’i heqim karriget se s’kishte vend më’’, Abdixhiku: Shënuam tubimin...

‘’U detyruam t’i heqim karriget se s’kishte vend më’’, Abdixhiku: Shënuam tubimin më të madh në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi masiv i kësaj partie në Fushë Kosovë.

Abdixhiku tha se, nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve, u detyruan “t’i heqin kgarrigat sepse vend nuk kishte më!”
Në Fushë Kosovë u detyruam t’i heqim karrigat, sepse vend nuk kishte më! Dhe kështu, shënuam tubimin më të madh elektoral në këtë qytet!

Fushë e Kosovës, bastion i pamposhtur i Lidhjes Demokratike. Me Burimin dje e sot, me Besnikun sot e nesër; me LDK-në si dje, si sot, si nesër!” – tha ai.
Kreu i LDK-së theksoi momentumin e madh të Lidhjes Demokratike duke shtuar se “kjo frymë e ndryshimit, po udhëhiqet nga ju – qytetarët e Kosovës që gjithmonë i keni dalë zot vendit! Bashkë me ju e kemi ndërtuar një lëvizje të shpresës dhe ndryshimit që tashmë nuk mund të ndalet!” Ai shtoi se “është koha ta marrim përgjegjësinë që na takon, të guxojmë dhe ta sjellim ndryshimin që qytetarët meritojnë” dhe të “veprojmë për të rinjtë që nuk duan të largohen nga atdheu, për bizneset që kërkojnë mundësi ta zhvillojnë vendin, dhe për çdo familje që meriton jetë më të mirë!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz