back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeBedri Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave dhe 100 euro subvencion mujor...

Bedri Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave dhe 100 euro subvencion mujor për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

Të ngjajshme

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...
- Advertisement -

Zgjidh gjuhën

 Albanian

Bedri Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave dhe 100 euro subvencion mujor për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike

https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Viber Icon

IndeksOnline

E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 12:34

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i shoqëruar nga kryetari Agim Aliu, ka mbajtur një takim me mësimdhënësit në Ferizaj.

Hamza ka folur për reformat në arsim, duke premtuar një të ardhme të re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

Përveç rritjes 50% të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë, Hamza ka premtuar edhe 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe detyrohet t’i regjistrojë ata në çerdhe private.

Për studentët, Hamza ka premtuar edhe Fond Shtetëror të Bursave.

“Një e ardhme e re për arsimin, me nxënës të pajisur me aftësitë e së nesërmes, duke i mbështetur fëmijët, familjet dhe mësimdhënësit.

 50% rritje të pagave për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë punëtorët e arsimit.

 100 euro subvencion mujor për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike dhe ndërtim të vazhdueshëm të çerdheve të reja.

Arsim cilësor, me mësim gjithëditor, me psikologë e zyrtarë të sigurisë nëpër shkolla dhe programe kundër dhunës, bullizmit e abuzimit.

 Arsim të digjitalizuar fillor dhe të mesëm, me tabela, mjete e materiale mësimore digjitale për çdo klasë dhe me softuer digjital kombëtar për arsimin.

 Fond Shtetëror të Bursave për studentët.

#MaMirë për fëmijët, nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit.

#MaMirë për arsimin dhe Kosovën.”, ka shkruar Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz