back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasAksident i rëndë trafiku në rrugën Komoran-Caralevë, dy të vdekur

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Komoran-Caralevë, dy të vdekur

Të ngjajshme

Pak ditë kanë mbetur nga kur do të bëhet publike lista e Kosovës

Muaji mars për Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë...

20 këngët më të mira të Nancy Sinatra

Gjashtë dekada pas publikimit të albumit të saj debutues...

Miftaraj: VV-ja “luftë frontale” ndaj Gjykatës Kushtetuese

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit...

Shenjat e kancerit të zorrës që mund të shfaqen në gojë

Ekspertët paralajmërojnë se disa probleme të zakonshme në gojë...

Burrë e grua kanë humbur jetën sot tragjikisht si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në orët e pasdites në Komoran të Drenasit.

Në këtë aksident janë përplasur dy vetura të tipit “Golf” dhe “Opel”.

Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe se fillimisht janë raportuar tre persona të lënduar rëndë.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se viktimat janë nga fshati Fushticë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz