Ditëve të fundit “Rikthimi i Stupcave” ka bërë bujë të madhe.
E gjithë kjo nisi nga deklarata e Vedat Bajramit, i cili kishte thënë që “Stupcat” do të rikthehen me Vedatin dhe Mensurin.
Këto fjalë i pohoi edhe Mensur Safqiu i cili tha se Vedati ka folur në emër të tij.
Por ky lajm u demantua nga Osman Azemi i cili të premten përmes një postimi në Facebook tha se “Stupcat” nuk do të kthehen, “ata mbesin në arkiv”.
Ndërsa, mbrëmë u publikua lajmi për dyshim të keqpërdorimit të mbi 150 mijë eurove tek “Stupcat Group”.
Pas këtij lajmi, ka ardhur reagimi i nipit të Jakup Krasniqit, i cili nuk ishte pajtuar asnjëherë me humorin që bënin ata duke u tallur me komandantët e UÇK-së.
“Keta qe godisnin komandantet dhe luften e flisnin per hajni sikur te ishin padronet e drejtesise, krejt skenaret i paskan pase te bazuara, por jo per te “verteten” qe e shisnin, por per ate qe e paskan mbajtur te fshehur, hajnine mes vete.
Moralizues gjithandej”, ka shkruar Arian Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se, Stupcat disa herë kishin bërë humor me personalitetin e Jakup Krasniqit, madje ata së fundi e paraqitën Krasniqin prapa grilave ku morën shumë komente negative nga familjarët e Krasniqit, i cili po mbahet në Hagë në pritje të nisjes së gjykimit.
Shiko postimin: