BallinaLajmeSulmohet me armë Policia e Kosovës në Liqenin e Ujmanit

Sulmohet me armë Policia e Kosovës në Liqenin e Ujmanit

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është sulmuar me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, raporton Express.

Sipas Policisë, kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Policia.

Komunikata e plotë:

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz