back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaBotëShkon në 12 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Kroaci

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Kroaci

Të ngjajshme

Araujo në gjendje të rënduar psikologjike, mund të mos luaj më për Barcelonën

Mbrojtësi uruguajan, Ronald Araujo po kalon një kohë krize...

Aksident në Leshan të Pejës, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Shkundet Japonia, pamjet tronditëse që pushtuan rrjetin nga tërmeti me 7.6 ballë

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi...

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

Kolegji i Gjykatës Supreme, njofton se ka refuzuar si...

Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes së një autobusi nga rruga në veriperëndim të Kroacisë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit të së shtunës dhe autobusi ka targa polake, ka thënë policia.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq, ka konfirmuar se edhe një person ka vdekur në spital dhe se numri i të vdekurve në aksident tani është dymbëdhjetë.

Fillimisht ishte raportuar për 11 persona të vdekur.

“Autobusi ishte nisur nga një vend afër Varshavës, dhe sipas disa informacioneve, ishte një grup që planifikonte të shkonte në pelegrinazh në Megjugorje”, ka thënë Bozhinoviq.

Sipas tij, besohet se në autobus nuk ka pasur fëmijë.Pamje nga vendi i aksidentit në Kroaci.

Pamje nga vendi i aksidentit në Kroaci.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Zyrtarët policorë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Segmenti i rrugës që çon drejt kryeqytetit kroat Zagreb, është mbyllur për trafik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz