back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeRruga e asfaltuar në Vushtrri vështirë se zë më shumë se një...

Rruga e asfaltuar në Vushtrri vështirë se zë më shumë se një veturë

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Fotografia e një rruge të shtruar në fshatin Studime të Vushtrrisë po komentohet me të madhe në rrjete sociale.

Kjo për shkak të gjerësisë së rrugës, e cila po ta shikosh mirë e me kujdes, duket se nuk e zë asnjë makinë, e lëre më dy.

Sidoqoftë, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po e mohon se kjo rrugë është projekt i tij.

Ai thotë se këto rrugë që po asfaltohen janë projekte nga qeveria e kaluar, dhe nuk mund të ndryshohet asgjë.

“Përshëndetje të gjithë juve që keni komentuar. Me respektin për secilin nga ju, ndjej obligim t’ju sqaroj, se të gjitha këto rrugë që janë duke u asfaltuar janë projekte nga qeveria e kaluar, dhe ne nuk mund të ndryshojmē asgjë”, ka thënë Idrizi në koment të një faqeje lokale që e ka publikuar fotografinë e rrugës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz