BallinaLajmeMusliu i reagon Osmanit: Sa e vockël je në shpirt dhe mendje,...

Musliu i reagon Osmanit: Sa e vockël je në shpirt dhe mendje, vegël e Albinit, robëreshë e Prindonit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur me deklaratën e saj të sotme për Rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, që miratoi dje Kuvendi i Shqipërisë, duke e quajtur “të vockël në shpirt e mendje”, transmeton Gazeta Metro.

Osmani deklaroi se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, meqë siç tha ajo, qëndrimi i Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së është i përditshëm.

“Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i çdoditshëm, është në çdo veprim tonin, është në çdo punë tonën, është në çdo frymarrje tonën dhe çdo punë që e bëjmë për ta çuar Kosovën përpara, ne e nderojmë secilin çlirimtare. Prandaj qoftë rezolutat që miratohen në Shqipëri, qoftë në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë e cila asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht nga përpjekjet e Serbisë dhe aleatëve të saj. E vërteta është kjo. Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal, UCK-ja e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe ka luftuar për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Për këtë deklaratë, Musliu e ka quajtur Osmanin “vegël të Albinit” dhe “robëreshë të Prindonit”.

“Sepse Ti, Vjosa Osmani, dhe garda e injorantëve që sot po udhëhiqni vendin tonë, nuk keni guxim dhe nuk keni njerëzi as ta falënderoni Kuvendin e Shqipërisë që bëri atë që do duhej ta bënim ne. Sa e vockël je në shpirte dhe në mendje! Vegël e Albinit! Robëreshë e Prindonit!”, ka shkruar Musliu.

Ajo i ka drejtuar edhe disa pyetje Osmanit.

“Vjosa, në përpjekjen e saj për të arsyetuar gjendjen komatoze të institucioneve tona, thotë: ”Kuvendi i Shqipërisë e ka shprehur atë që secili shqiptar në Kosovë e Shqipëri e ka thënë deri sot se lufta e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush. Sepse historinë nuk do të mund ta zhbëjë askush“. Atëherë, Vjosë, pyetja që do të duhej të drejtohej Ty duhet të ishte: A je ti shqiptare Vjosa Osmani? Sepse ti je ajo që gjithë karrierën tënde e ke ngritur duke e mohuar këtë histori; së fundmi edhe në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Dhe, meqenëse po besoni aq fort në këtë pastërti, pse nuk iu drejtove qoftë vetëm njëherë Kuvendit të Kosovës për këtë çështje?”, ka shkruar Musliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz