back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeDetaje të reja nga vrasja në Podujevë, babai vrau të birin pas...

Detaje të reja nga vrasja në Podujevë, babai vrau të birin pas mosmarrëveshjeve për shitjen e mjeteve bujqësore

Të ngjajshme

Shtëpitë i kanë shumë pranë, e afërsinë familjare edhe më të ngushtë. Por, familjen Ismajli nga fshati Peran i Podujevës e ka goditur një tragjedi e rëndë.

Kjo pasi që 50 vjeçari N. Ismajli dyshohet se ka vrarë djalin e tij 28-të vjeçar.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak më larg shtëpisë, në arat që janë pronë e kësaj familje.

“Në këtë vend dje rreth orës 18:00 ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur një 28 vjeçar. I dyshuari është babai i viktimës i cili tashmë është arrestuar nga policia.”

Megjithëse nga familja e patën të pamundur të flasin para kamerës, vëllai i të dyshuarit, njëherësh xhaxhai i viktimës, e priti RTV Dukagjinin në oborrin e shtëpisë për të treguar një version të ngjarjes.

Ai ka demantuar lajmet se vrasja ka ndodhur për pronë, mirëpo ka pohuar se mosmarrëveshjet mes të dyve kanë qenë të mëdha e të kamotshme.

Sipas vëllait të dorasit, mosmarrëveshjet që kanë sjellë krimin e tmerrshëm, kanë ardhur si pasojë e një pasurie të përbashkët të babait dhe të birit e që ishin mjete bujqësore, traktor, kultivator, e mjete të tjera.

Sipas asaj që rrëfehet xhaxhai, viktima kishte tentuar ti shiste mjetet e përbashkëta pa lejen e prindit, dhe për këtë rasti kishte shkuar deri në polici.

Megjithatë asnjëri nga ta nuk ishte ndaluar ndonjëherë nga policia, gjë që u kritikua shumë nga familjari.

Ndërkohë, nga Policia përveç konfirmimit në raportin 24 orësh nuk kanë pranuar të deklarohen, pasi që sipas tyre faza aktuale i përket prokurorisë.

Deri tani prokuroria nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtarë për këtë rast.

I dyshuari për këtë vrasje tashmë është arrestuar dhe pritet që të kërkohet masa e paraburgimit ndaj tij.

Nga ana tjetër avokati Anton Nrecaj thotë se çdo vrasje që ndodh sidomos kur ajo paraprihet nga një konflikt barra bie mbi shtetin.

“Fatkeqësisht nuk është rasti i parë që po ndodh me rastet qoftë ngatërresa apo konflikte të ndryshme të cilat raportohen në Policinë e Kosovës, dhe fatkeqësisht në fund rezultojnë me fatalitet, këtu shohim se ka një papërgjegjësi të strukturës komanduese të Policisë”, ka thënë avokati, Anton Nrecaj.

Përndryshe numër i madh i vrasjesh po ndodhin në Kosovë, vetëm nga fillimi i 2020 e deri në fund të prilli Policia e Kosovës raporton për 7 raste të vdekjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz