back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeVuçiq: Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor

Vuçiq: Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor

Të ngjajshme

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë...

Rrëzohet helikopteri në Indonezi, katër të vdekur

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur rrënojat e një helikopteri...

Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot në...

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

“Pandemia e ardhshme mund të shpërthejë kudo dhe në...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka aluduar se Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor.

Vuçiq në një adresim për media është pyetur se çfarë pret nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 23 qershor në Bruksel, dhe ndër të tjera ai ka thënë se pret që Kosova të “shpërblehet” duke aluduar në liberalizimin e vizave.

“Do të jetë interesante më 23 në Bruksel, kur duhet të merren vendimet për Ukrainën, Moldavinë, Ballkanin Perëndimor… Për herë të parë, askush i gjallë nuk e di se çfarë do të ndodhë,” tha Vuçiqi ndër të tjera.

“Qëllimi i vetëm i tyre është të pastrojnë veriun e Kosovës, të gjithë heshtin dhe të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë. Po pres që të shpërblehen në Bruksel më 23 qershor”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz