BallinaLajmeNdahen mjetet për ekzekutimin e 100 € për punëtorët e sektorit privat

Ndahen mjetet për ekzekutimin e 100 € për punëtorët e sektorit privat

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Aktori i njohur triumfon në luftën kundër kancerit

Sam Neill ka zbuluar se është pa kancer pas...

PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se vlerëson se...

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Kosovës. Kështu të gjithë punëtorët e sektorit privat me pagë mujore deri në 1000 euro bruto do të përfitojnë shtesë 100 euro.

Në këtë mbledhje, Qeveria po ashtu ka ndarë 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00 euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, bëhet e ditur në njoftim./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz