back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaSportU tall keq me Kosovën, Shqipërinë s’e mori fare parasysh, “fenomeni” i...

U tall keq me Kosovën, Shqipërinë s’e mori fare parasysh, “fenomeni” i madh përfundon tek ekipi uellsian tani

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Andi Zeqiri pasi u tall keq me Kosovën, vendosi të zgjidhte Zvicrën, ndërsa Shqipërinë s’e kishte marrë ndonjëherë parasysh, por edhe kombëtarja kuqezi nuk është se ishte interesuar seriozisht për të.

Sulmuesi do të rikthehet në Angli pas huazimit një vjeçar në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga, ku luajti për Augsburgun, por rezultoi dështim.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë të Zvicrës zhvilloi 23 ndeshje me fanellën e klubit gjerman ku shënoi dy gola e asistoi në dy të tjerë.

Kartonin e tij e ka klubi i Premier League, Brighton, që ka vendosur sërish ta huazojë në futbollin anglez për të fituar edhe më shumë përvojë dhe klubi i ri do jetë Cardiff City.

Ekip uellsian që merr pjesë në Championship, ëales Online ka raportuar se trajneri i Cardiff City, Steve Morison e pëlqen shumë sulmuesin nga Ferizaj dhe ka kërkuar afrimin e tij në skuadër.

Nga ana tjetër Brighton synon ta huazojë lojtarin në Angli dhe së bashku me agjentin e Zeqirit po shqyrtojnë ofertat para se të marrin vendimin për të ardhmen e 22-vjeçarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz