back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme​ZRrE nuk tërhiqet, mbron sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

​ZRrE nuk tërhiqet, mbron sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka mbrojtur sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për masë të përkohshme.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, tha se tarifat e energjisë me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi, pasi s’ka vendim të prerë nga gjykata dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

“Kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën e ankimimit. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë, cilindo vendim që të jetë nga Gjykata e Apelit ne do të respektojmë”, tha ai.Para deputetëve, Fejzullahu paraqiti edhe raportin e punës për vitin 2021.

Sfidë, siç tha ai ka qenë kriza energjetike dhe shtrenjtimi i imporitit të energjisë.“Cmimet e importit, sidmos tetor, nënntor dhe dhjetor janë pesëfishuar. Çmimi mestar për import të energjisë gjatë vitit 2020 ka qenë 51 euro, ndërsa në vitin 2021, 119 euro. Konsumi në Kosovë është duke u rritur, jo për shkak të industrisë, por për shkak të konsumit shtëpiak”, shtoi ai.

I pyetur nga deputetët opozitarë për humbjet e energjisë në veri, Fejzullahu tha se janë duke bërë përpjekje për përafrim në lincencimin e Elektroserverit në veri.

Të Fundit

Sport

ShowBiz