back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSyla për rastin e ambasadorit Berishaj: Tash po e di pse u...

Syla për rastin e ambasadorit Berishaj: Tash po e di pse u shtrenjtua rryma e pse VV po e refuzon Komisionin Hetimor

Të ngjajshme

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Mediat sllovene mbrëmë kanë raportuar për një skandal të madh financiar, në të cilin dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me kompaninë e tij MB Consulting. Vetë Berishaj është lajmëruar sot duke thënë se raportimi i mediumit slloven është shpifje dhe se për rastin do t’i drejtohet gjykatës.

Ndërkohë në Kosovë ka reagime të shumta.
Gazetari Valon Syla në një shkrim në profilin e tij ka ngritur pretendimet se kompania e Martin Berishajt është angazhuar nga kompania serbe GEN për këshilldhënie dhe përfaqësim për shitje të energjisë elektrike në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjithë skandalin e publikuar dje, Syla e ka lidhur me zhvillimet në Kosovë, me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe refuzimin e Lëvizjes Vetëvendosje për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar të kërkuar nga opozita për atë se si Qeveria e ka menaxhuar krizën energjetike.

“Kompania e Martin Berishajt, MB Consulting, kompani qe e ka vec ni punetor, dmth vete Martin Berishajn, u angazhu prej kompanise serbe, GEN-i, per keshilldhenie dhe perfaqesim ne shitjen me shumice te rrymes ne tregun e Kosoves dhe Shqiperise. Tash pe dijme pse u shtrenjtu rryma kaq shume dhe pse VV po refuzon themelimin e Komisionit Hetimor per energji. Po i vjen era e keqe. Pra rritja e çmimeve nuk ka lidhje veç me luften ne Ukraine por edhe me krim qē po duket i organizuar me shokë të Albinit në Qeverinë Kurti”, ka shkruar Syla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz