Pamjet që publikohen çdo ditë nga qyteti i Bucha-s , të cilat tregojnë masakrën e civilëve që ndodhi atje, gjatë tërheqjes së trupave ruse, janë tronditëse.
Sipas zyrtarëve lokalë, më shumë se 400 njerëz, burra, gra dhe fëmijë të vegjël u torturuan dhe u vranë, ndërsa të vdekurit u varrosën në varreza masive ose në oborret e shtëpive.
Fotografia e 6-vjeçarit që ka prekur zemrat e të gjithëve është publikuar nga këshilltari i Zelenskyt dhe anëtar i ekipit negociues ukrainas, Mikhail Pontoliak në Twitter.

Krahas fotos këshilltari i Zelensky shkruan:
“Evolucioni i propagandës ruse. Në fillim hynë për të “çliruar” ukrainasit nga nazistët. Tani thonë se shumica e ukrainasve janë nazistë dhe se duhet të dënohen. Krematoriume të lëvizshme, varrime masive , vrasje mizore në qendër të Evropës. Më fal zoti Çerçil, bota dështoi sërish!”
/abcnews.al/