BallinaLajmeSkenderaj ende po përballet me mungesën e ujit të pijshëm

Skenderaj ende po përballet me mungesën e ujit të pijshëm

Të ngjajshme

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet e reja

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së...

Bukuri që “shkrin” Madridin, Olta trondit me format e saj marramendëse

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka trazuar rrjetin...

Aksident në Fier, vetura përplas për vdekje 65-vjeçarin që ngiste biçikletën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta...

Raportohet vdekja e parë nga trotinetët elektrikë në Gjenevë

Një aksident tragjik ka shënuar viktimën e parë në...

Miri publikon foto pas BBVA: “Sytë nuk gënjejnë”

Pas përfundimit të aventurës së tij në BBVA, Miri...

Në fshatrat e Drenicës nuk kanë shumë probleme me rrymë sa kanë probleme me mungesën e ujit të pijshëm.

Komuna e Skenderajt nuk ka buxhet të mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë problem për 52 fshatra, andaj kërkon nga qeveria që t’ia aprovojë kërkesën për ta përmirësuar këtë situatë. Megjithatë, deri më tash nuk ka gjetur përkrahje.

Hajriz Mëziu nga Marina udhëton më veturë për në Skenderaj, që ta sigurojë ujin e pijes për familjen e tij, sepse ka dy dekada që përballet me mungesë ujit.

Pavarësisht shtrirjes së gypave të ujit nëpër disa vendbanime nga komuna, kryetari Fadil Nura thotë se nuk kanë mundur ta zgjidhin këtë problem për shkak të pamundësisë së rritjes së kapaciteteve nga burimi i ujit në Mitrovicë.

Duke e parë këtë gjendje, Komuna e Skenderajt e kishte dërguar në qeveri për ta financuar projektin e furnizimit me ujë, por nuk ka gjetur mbështetje.

“Projekti ka qenë në procedura të prokurimit në ministrinë e planifikimit hapsinor dhe arsyeja se përse është hequr nga projekti, është për keqardhje, për faktin se është një projekt që furnizon me ujë mbi 52 mijë banorë të Skenderajt”, tha Nura.

E RTK ka marrë një përgjigje edhe nga Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Ky projekt është larguar nga buxheti për vitin 2022, për shkak të shkeljeve të shumta të gjetura nga Grupi Punues për projektet kapitale në fushën e ujërave”, thuhet në përgjigjen e MMPHI-së.

Kreu i komunës, Fadil Nura kanë thënë se do të presin që qeveria se do të reflektojë në këtë drejtim sepse është ujë i pijes është jetik për ta. E deri në një vendim tjetër, mijëra banorë të komunës së Skenderajt do të përballen me mungesën e ujit të pijes.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz