back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt iu del krah familjeve nevojtare, shpërndajnë miell dhe 200...

Komuna e Skenderajt iu del krah familjeve nevojtare, shpërndajnë miell dhe 200 pako ushqimore (FOTO)

Të ngjajshme

“Gabimi fatal i Kurtit”, Çollaku: Pranimi i draft-statutit të Asociacionit pa mundësi për ndryshime

Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka deklaruar...

Ukraina urdhëron më shumë evakuime teksa Rusia shton presionin në fushëbetejë

Ukraina urdhëroi më shumë evakuime në lindje, nga një...

Ballkani pëson thellë në Irlandë, eliminohet nga garat europiane

Ballkani është përshëndetur nga garat europiane për këtë sezon. Suharekasit...

Vuçiq flet sërish për protestat: Mbrëmë donin të digjnin njerëz të gjallë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe një...

Në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, Komuna e Skenderajt dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, kanë shpërndarë artikuj ushqimorë për 200 familje, ku vlera e ndihmës për secilën familje është 100 euro, shkruan Drenica Press.

E pranishme në emër të komunës së Skenderaj, ishte drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ku tha se: “Ky aktivitet po zhvillohet para fillimit të Ramazanit, ku kjo mbështetje do të lehtësojë sadopak gjendjen e familjeve që nuk kanë gjendje të mirë ekonomike. ”

Ky është njoftimi i plotë:

Në prag të fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, sot Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, kanë filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet që kanë vështirësi financiare dhe kushte jo të mira.
Kjo mbështetje përfshinë nga një pako për 200 familje, ku secila prej tyre përmban gjëra ushqimore në vlerë prej 100 eurove.
Drejtoresha Hasani-Ibrahimi ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame, për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Komunën e Skenderajt, duke u dal në ndihmë kategorive të ndjeshme të shoqërisë sonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz